Ferland Mendy mund të largohet nga Real Madridi pas katër viteve qëndrim në Santiago Bernabeu.

Marketing

Mbrojtësi i majtë francez iu bashkua gjigantit spanjoll në verën e vitit 2019 nga Lyon për shumën e 48 milionë eurove.

Por këtë edicion francezi nuk ka luajtur shumë për shkak edhe të lëndimeve, por edhe me trajnerin Ancelotti që ka tjera preferenca për atë pozitë.

E ardhmja e Mendyt mund të jetë sërish në Francë, ku kampioni në fuqi Paris Saint Germain po dëshiron shërbimet e tij.

27-vjeçari e ka nisur karrierën tek akademia e PSG-së dhe është pro rikthimit në Parc de Princes.

Reali nga ana tjetër nuk do ta pengojë largimin e franczit, por për ta lënë të lirë synon të fitojë rreth 60 milionë euro. 

Marketing