Ukraina ende nuk e njeh zyrtarisht Kosovës si shtet të pavarur, teksa më herët ka deklaruar mbështetjen për Serbinë.

Marketing

Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Oleksandr Alexandrovich, ditë më parë ka dhënë një intervistë për median serbe “Alo”, ku ka folur dhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Kievi zyrtar.

Aleksandrovich ka thënë se pozicioni i Ukrainës karshi pavarësisë së Republikës së Kosovës mbetet i pandryshueshëm dhe se “respektojnë integritetin territorial të Serbisë”, duke lërë të nënkuptohet se sipas tij Kosova i takon territorit të Serbisë.

Kosova nga krahu tjetër ka dalë hapur kundër Rusisë. Shqiptarët kanë mbajtur krahun e Ukrainës në këtë situatë aspak të mirë për vendin e tyre.

E ndërsa Ministri i Jashtëm i Ukrainës Pavlo Klimkin, ka pranuar se mosnjohja e Kosovës vjen vetëm për shkak të paralelizmave që Rusia heq mes saj dhe Krimesë.

“Arsyeja se pse Ukraina nuk e ka njohur Kosovën, padyshim ka të bëjë me Rusinë, e cila qartësisht manipulon pa asnjë bazë politike apo ligjore, duke gjetur ngjashmëritë mes aneksimit të paligjshëm të Krimesë dhe përpjekjen e kosovarëve drejt të ardhmes së tyre. Ju mund të gjeni përfaqësueses lartë të Rusisë, të cilët qartësisht krahasojnë dhe heqin paralele mes Kosovës dhe Krimesë. Arsyeja për ne është që të mos lejojmë Rusinë që të manipulojë më tej këtë çështje”, tha ai.

Klimkin shtoi se në qëndrimin e tyre,  asnjëherë nuk kanë bllokuar asnjë përpjekje të Kosovës për t’ju bashkuar organizatave ndërkombëtare.

“Madje ne luajmë futboll me Kosovën, kështu që është një lloj shenje nga ana jonë që nuk është mënyra e qëndrimit tonë të posaçëm politik, është thjesht mënyra për të mos lejuar Rusinë për të manipular më tej këtë çështje”, tha Klimkin.

Kosovarët e arritën pavarësinë më 2008 me mbështetjen ndërkombëtare, por këtë status nuk e njeh Ukraina, ashtu siç nuk e njeh as sulmuesi i saj, Rusia dhe aletaja e saj, Serbia./albora.ch/

Marketing