Dy vëllezër kanë përfunduar në prangat e autoriteteve spanjolle, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje e mbetur në tentativë.

Marketing

Gjatë operacionit Valencia u kapën dhe u arrestuan me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, vëllezërit Enkel e Morel Kertalli, transmeton albora.ch.

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë, ndërmjet FAST Albania dhe FAST Spain për vendndodhjen e dy vëllezërve në kërkim, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Valencia”.

Në kuadër të operacionit, në qytetin Valencia të Spanjës, bazuar në informacionet e dhëna nga Fast Albania, u bë e mundur kapja, nga Fast Spain, e dy vëllezërve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. K., 37 vjeç dhe M. K., 41 vjeç, i cili përdorte një pasaportë të falsifikuar të Maqedonisë së Veriut.

Për të dy vëllezërit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”./albora.ch/

Marketing