Gazetari grek, Nikos Evangelatos, ka shpërfaqur racizmin, përmes një deklarate ndaj shqiptarëve.

Derisa po lexonte live raportet e policisë, mes të cilave edhe kapjen e një shqiptari me armë, ai provokoi në rrjetet sociale kur tha se “kush kapet me armë dihet që është shqiptar”.Madje, ai tha se kjo është krejt e zakonshme që të kapet me armë përderisa ai është shqiptar, shkruan alfavita.gr, përcjellë albora.ch.

Pas kësaj deklarate, Evangelatos u kritikua për qëndrimet e tij raciste.

Marketing

Më pas ai nxitoi më kot të justifikonte deklaratën e tij, duke argumentuar se nuk ishte një koment nacionalist./albora.ch/

Marketing