Qeveria e Kosovës mori vendim që katër kategoritë e pensioneve tash e tutje do t’i kenë pensionet 100 euro.

Marketing

Ministris i Financave, Hekuran Murati u shpreh se kjo shtesë do të jetë e përhershme.

“Gjatë tërë vitit 2021 as një pension mos të jetë me pak se 100 euro. Gjatë pakos se ringjalljes ekonomike siç e kemi premtuar kjo shtesë do të jetë e përhershme”, tha Murati.

Kategoritë përfituese nga ky vendim janë pensionet bazike që kishin vlerë prej 90 euro, pensionet e aftësive të kufizuara që kishin vlerë prej 75 euro, pensionet familjare që kishin vlerë prej 90 euro, si dhe pensionet invalidore të punës që kishin vlerë prej 90 euro.

Si rezultat i ketij vendimi, rreth 175 mijë pensionmarrës nga kategoritë e mësipërme do të përfitojnë nga rritja në pensione. /albora.ch/

Marketing