Të mërkurën shoqata tregtare e Gjermanisë, BGA, paralajmëroi për pengesa masive në zinxhirin furnizues për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit shumë ngjitës të koronavirusit, Omicron, por tha se nuk ka gjasa për kolaps afatgjatë në zinxhirët furnizues.

Marketing

Industria gjermane është goditur nga mungesa e furnizimit me mikroçipa dhe pjesë tjera, përderisa rritja e numrit të rasteve me koronavirus po ua mjegullon pamjen shitësve me pakicë në fillim të vitit 2022. “Nuk ka rrezik për kolaps, por për një pengim masiv të zinxhirit furnizues – të paktën përkohësisht”, citohet të ketë thënë kryetari i shoqatës BGA, Dirk Jandura.

Ai shtoi se ndonëse shumë shitës me shumicë në botë i kanë bërë më fleksibil zinxhirët e tyre furnizues, pengesat në rrjetet globale të furnizimit prapë mund të ndodhin.

“Nuk mund ta mbulosh plotësisht veten kundër një pandemie globale”, tha Jandura, duke bërë thirrje për përkrahje qeveritare përmes çmimeve më të ulëta të energjisë dhe formave tjera të ndihmës.

Varianti Omicron tani përbën më shumë se 44 për qind të infeksioneve në Gjermani, tha Instituti “Robert Koch”. /albora.ch/

Marketing