Marketing

Serbët e Bosnjës kanë protestuar sot në Banjallukë të Republika Srpskas në mbështetje të Rusisë dhe agresionit në Ukrainë.

Gazetarja, Una Hajdari ka publikuar pamje nga protesta duke shkruar se Ujqit e Natës një klub i motoristëve që ka marrë pjesë në aneksimin e Krimesë ka organizuar protestën.

“Protestat pro-ruse u mbajtën sot në Banjaluke, qendra e entitetit me shumicë serbe të Bosnjës dhe të organizuara nga anëtarët lokalë të Ujqërve të Natës – një klub motoçiklistësh që mori pjesë në pushtimin e Krimesë, shpesh të referuar si “Engjëjt e Putinit”, shkroi ajo.

Edhe në Beograd, pak ditë pas agresionit rus në Ukrainë u protestua në mbështetje të Rusisë dhe Putinit. /albora.ch/

Marketing