Dita e 17-të e luftimeve në Ukrainë, ka nisur me shpërthime të fuqishme në Kiev dhe disa qytete të tjera.

Marketing

Autoriteteve lokale, njoftuan se sulme janë regjistruar në qytetet Nikolaev, Dnipro dhe Kropyvnytskyi. Edhe një depo e magazinimit të ushqimit të ngrirë në rajonin e Kievit mori flakë të shtunën si pasojë e granatimeve, shkruan The Guardian.

Çfarë ka ndodhur deri më tani?

  • Rusët kanë rrëmbyer kryebashkiakun e Melitopol, Ivan Fedorov. Ministria e Punëve të Jashtme ka paralajmëruar se rrëmbimi përbën një krim lufte.
  • Imazhet satelitore tregojnë se forcat ruse po i afrohen gjithnjë e më shumë Kievit.
  • Zelensky akuzoi Rusinë se kishte rekrutuar “vrasës nga Siria” për të luftuar kundër Ukrainës pasi Kremlini rriti përpjekjet për të marrë përforcime nga Lindja e Mesme.
  • Ushtria e Sirisë ka filluar të rekrutojë trupa nga radhët e saj për të luftuar përkrah forcave ruse në Ukrainë, duke premtuar pagesa prej 3,000 dollarë në muaj, një shumë deri në 50 herë më shumë se paga mujore e një ushtari sirian.
  • Këshilli i Sigurimit i OKB-së u mblodh të premten për të diskutuar pretendimet e Moskës se SHBA-ja po financon “zhvillimin e armvë biologjike” në Ukrainë. 
  • SHBA ka paralajmëruar mundësinë e përdorimit të armëve kimike ose biologjike nga Rusia.
  • Forcat ruse sulmuan 3 qytete në Ukrainë, duke përfshirë dy në perëndim të vendit.
  • Qindra mijëra civilë mbeten të bllokuar por situata në Mariupol është veçanërisht e rëndë. 7,144 njerëz janë evakuuar nga katër qytete të Ukrainës të premten, tha Zelenskiy në një fjalim televiziv.
  • Një gjeneral rus është vrarë, sipas zyrtarëve perëndimorë.
  • Joe Biden njoftoi planet për të ndaluar importin e ushqimeve të detit, vodkës dhe diamanteve nga Rusia si hakmarrje për luftën e Putinit kundër Ukrainës.
  • SHBA ka akuzuar Rusinë për shkelje të parimeve të sigurisë bërthamore.
  • Agjencitë perëndimore të inteligjencës po hetojnë një sulm kibernetik nga hakerë të paidentifikuar. Sulmi ndërpreu internetin në Ukrainë.
  • Ukraina akuzoi Rusinë për shkelje të ligjit ndërkombëtar pasi rrëmbeu kryebashkiakun e Melitopolit. Zyrtarët ukrainas thanë se kryebashkiaku i Melitopolit, Ivan Fedorov u rrëmbye pas akuzave për terrorizëm.
  • Vazhdojnë luftimet intensive në periferi të kryeqytetit ndërsa Moska përpiqet të marrë në kontroll objektivin e saj kryesor.
  • Inteligjenca britanike thotë se pjesa më e madhe e forcave ruse ndodhen  25 km nga qendra. 
  • Janë raportuar shpërthime të shuma në të gjithë Ukrainën, kryesisht në Kharkiv, Mariupol, Mykolaiv dhe Sumy. Në Mariupol, një xhami, ku ishin strehuar më shumë se 80 të rritur dhe fëmijë, është bombarduar nga forcat ruse.
  • Qindra banorë kanë dalë në rrugët e qytetit juglindor të Melitopolit për të protestuar kundër rrëmbimit të kryebashkiakut nga forcat ruse. Presidenti i Ukrainës Zelensky kërkoi lirimin e tij të menjëhershëm dhe akuzoi rusët për terrorrizëm.
  • Liderët e Francës dhe Gjermanisë kanë zhvilluar një raund tjetër bisedimesh me presidentin rus Putin.
  • Më shumë se 2.5 milionë ukrainas janë larguar deri më tani nga agresioni rus.
  • Mbi 1.6 milionë njerëz janë larguar në Poloni. /albora.ch/
Marketing