Vazhdojnë protestat në vende të ndryshme të botës kundër luftës në Ukrainë. Mijëra njerëz kanë protestuar në Sidenj të shtunën me pankarta në duar:  “Ukraina do t’ia dalë”, duke kërkuar vendosjen e shumë masave kundër Moskës, ndërsa protestuesit në Tokio kërkuan që Rusia të përjashtohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Marketing

Të veshur me flamurin blu dhe të verdhë të Ukrainës dhe duke valëvitur flamurin kombëtar të vendit, protestuesit e Sidneit mbanin gjithashtu pankarta që dënonin përpjekjet e presidentit rus Vladimir Putin për të rrëzuar qeverinë ukrainase.

Këto protestat nisën pas përplasjeve mes forcave ruse dhe ukrainase për kryeqytetin e Ukrainës dhe pasi Rusia vuri veton ndaj një projekt-rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që dënon pushtimin e Ukrainës.

Nga Tokio, në Varshavë, Londër dhe Nju Jork, mijëra persona kanë protestuar kundër pushtimit, kriza më e madhe e sigurisë në Europë në dekada. /albora.ch/

Marketing