Një ekip studiuesish nga Universiteti i Essex-it kanë punuar për të kuptuar më mirë ndjenjën e mërzisë. Sipas tyre, çfarë është një njeri i mërzitshëm?

Studiuesit vlerësuan stilin e jetesës së 500 njerëzve për të gjetur se çfarë mund të perceptohet si e mërzitshme nga të tjerët dhe çfarë ndikimi mund të ketë një perceptim i tillë në jetën e njerëzve.

Marketing

5 punët më të mërzitshme:

1. Analiza e të dhënave
2. Kontabiliteti
3. Puna që ka të bëjë me taksat/sigurimet
4. Pastrimi
5. Puna në bankë

5 punët më emocionuese:

1. Artet
2. Shkencat
3. Gazetaria
4. Profesionet e mjekësisë
5. Mësimdhënia

5 hobit më të mërzitshme:

1. Të fjeturit gjumë
2. Aktivitetet religjioze
3. Të shohësh TV
4. Vëzhgimi i kafshëve
5. Matematika

Dr. Wijnand Van Tilburg i Departamentit të Psikologjisë u shpreh se njerëzit duhet të largojnë perceptimet e tyre që shkaktojnë stereotipe. Njerëzit e perceptuar si të mërzitshëm mund të përballen me paragjykime. Ai theksoi se asnjë punë nuk duhet të perceptohet si e mërzitshme përsa kohë është e rëndësishme që shoqëria të vazhdojë të funksionojë normalisht./albora.ch/

Marketing