Jeni edhe ju një person që i pëlqen t’u hyjë arsyetimeve për një çështje të thellë? Duhet të dini se përveç telasheve që sjell ky tipar, ka edhe shumë të mira që shoqërojnë ata që “e vrasin mendjen shumë”

Marketing

Ja disa nga mendimet që i kanë të gjithë personat që “e vrasin mendjen shumë”.

Vendimmarrja është telash

Ju kanë kërkuar që të ndani mendjen për një çështje të caktuar dhe ju duhet të zgjidhni? Nëse jeni vërtet një person që nuk bindet lehtësisht dhe që e ka mendjen vazhdimisht në punë, atëherë dy gjëra mund t’ju ndodhin. Së pari, do të kërkoni një kohë më të gjatë se të tjerët për të marrë një vendim. Së dyti, mund të ndodhë që ta ndryshoni mendjen shpesh dhe për gjithçka. Edhe gjërat më të lehta, juve do t’ju duken shumë të komplikuara.

Parapërgatitja është normë

Njerëzit që e vrasin mendjen shumë duan të kenë gjithçka nën kontroll dhe të jenë të përgatitur për çdo gjë që mund të ndodhë, për këtë arsye ata futen shpesh në ankth dhe stres.

Strategjitë janë të lehta

Kjo është një pikë e fortë e njerëzve që duan të ecin përpara në jetë dhe që nuk ia lënë gjithçka rastësisë. Në shumë raste këta persona janë idealët për profesione që lidhen me hartimin e strategjive dhe pozicione të ngjashme.

Jetojnë me teori konspiracioni

Edhe pse mund të mos jenë teori të mirëfillta, njerëzit që i mendojnë gjërat thellë shpesh arrijnë të krijojnë një lidhje shkak-pasojë edhe aty ku të tjerët shohin veçse ngjarje të ndara.

I analizojnë gjatë bisedat e miqvehttps://60862f5a0ce5a59995bd69676cd8aa9a.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Ndonëse jo gjithçka mund të jetë me dashakeqësi apo mund të tregojë një ndjesi të caktuar, të gjithë miqtë që preferojnë t’i hynë botës thellë do t’i rilexojnë disa herë mesazhet dhe do të shkruajnë e fshijnë disa përgjigje përpara se të dërgojnë atë që u duket e përshtatshme.

Bëjnë dhurata shumë të zgjedhura

Këta njerëz i kushtojnë vërtet vëmendje mënyrës së jetesës dhe fjalëve të të tjerëve dhe për këtë arsye, kur të jetë çasti i përshtatshëm, ata do të dinë se çfarë dhurate të bëjnë

Kanë aftësi të shkëlqyera vëzhgimi

Njerëzit mund t’ju quajnë një person që e vret mendjen gjatë, por në fakt ju jeni miku i preferuar i të gjithë atyre që kanë nevojë për ngushëllim, në një çast kur askush tjetër nuk duket se e kupton se çfarë po ndodh.

Miqtë nuk e vlerësojnë analizimin e gjatë

Nëse ju jeni një person që e vret mendjen shumë dhe miqtë jua kujtojnë vazhdimisht këtë, mos u shqetësoni, nuk jeni të vetmit, por gjithashtu mos hiqni dorë nga tiparet tuaja.

Gjumi është i vështirë

Mendimet mund t’ju pushtojnë kokën sa herë që shtriheni për të fjetur dhe mendim pas mendimi mund të shihni se ora ka përparuar dhe po afron mëngjesi dhe ju nuk po bëni gjumin e duhur.

Përzgjedhja

Njerëzit që i mendojnë gjërat shumë, nuk e kanë të lehtë të bëjnë një zgjedhje, por ama ata dinë të përzgjedhin më të mirën për veten.

Dhimbja zgjat më shumë

Ata që mendojnë pak si tepër, kanë një dhimbje që zgjat më tepër nga sa mund të ndodhë te disa njerëz të tjerë.

Nuk harrojnë shpejt

Atyre u pëlqen të kapen pas një çështjeje dhe t’i arrijnë fundin, sepse përndryshe nuk ia gjejnë kuptimin duke e mbyllur shpejt.

Marketing