Zyra e Rregullatorit për Energji të hënën e 17 janarit ka publikuar dy raporte konsultative ku njëra nga të ka të bëjë me kthimin e bllok tarifave.

Marketing

Sipas propozimit të ZRRE-së i cili reflekton kostot e ofrimit të furnizimit me energji elektrike, është që tarifat e shërbimit të energjisë elektrike të rriten për 9% për komponentën e energjisë të tarifave për konsumatorët biznesorë dhe për nivelin e konsumit deri në 600 kWh të konsumatorëve shtëpiak.

“Niveli i konsumit mbi 600 kWh, që nuk mund të mbulohet nga kapacitetet vendore, furnizohet me tarifë prej 0.21 euro/kWh për energjinë e konsumuar në kohën e tarifës së lartë dhe 0.09 euro/kWh për energjinë e konsumuar në tarifën e ulët”, thuhet në raportin në fjalë.

Bazuar në këtë propozim fatura me konsum mesatar prej 450 kWh do të rritet për 2.29 euro në muaj, ndërsa fatura me konsum deri në bllok për 3.06 euro në muaj.

Rritja për konsum që tejkalon bllokun 600 kWh është më e ndjeshme për shkak se reflekton çmimin e importit dhe për konsum mujor 800 kwh rritet për 26.98, euro ndërsa për konsum mujor prej 1000 kWh rritet me 50.89. euro.

Pra sipas propozimit të ZRRE-së nëse një konsumator i cili ka shpenzuar 1000 kWh energji elektrike dhe ka paguar 58.52 euro tash pas rritjes do të duhet të paguaj 109 euro. /albora.ch/

Marketing