Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi se Kosova e ka objektiv kryesor anëtarësimin në NATO. Derisa e përmendi luftën në Ukrainë, ajo tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO është i domosdoshëm.

Marketing

 “Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik i shtetit tonë, andaj anëtarësimi është më i domosdoshëm se kurrë dhe është parakusht për paqen në rajon”, tha Osmani.

Presidentja shtoi se kërcënimet ndaj lirisë janë realitet që akoma po e përjetojmë.

“Ne nuk duhet të heqim dorë asnjëherë nga përpjekja që shtetin ta mbajmë stabil. Si komandante supreme jam e bindur që ju ushtarë do ta bëni këtë dhe jeni gati për çdo situatë. Besoj fuqishëm se jeni gardianët tanë dhe çdo cepi të territorit tonë”.

Ndërkohë, ditë më parë, ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj ka kërkuar që të ndodh anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO dhe vendosja e Bazës së Përhershme të Forcave Amerikane në Kosovë./albora.ch/

Marketing