Qindra persona janë mbledhur në qendër të Khersonit duke protestuar kundër pushtimit rus, disa ditë pasi forcat ushtarake morën në kontroll qytetin, raporton The Independent.

Marketing

Pamjet e postuara në mediat sociale tregojnë qindra persona duke valëvitur flamurin ukrainas.

Protestat erdhën pas shkeljes së armëpushimit nga forcat ruse për evakuimin e civilëve në dy qytete të vendit Mariupol dhe Volnovakha.

Në njërën nga videot, protestuesit janë përplasur me forcat ruse, madje një nga ushtrarakët rusë ka qëlluar në ajër për të shpërndarë turmën.

Ukraina tha se ka pezulluar evakuimin e civilëve, duke akuzuar trupat ruse për shkeljen e armëpushimit. Sipas zyrtarëve, rusët kanë vazhduar bombardimet pavarësisht armëpushimit të përkohshëm./albora.ch/

Marketing