Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, zhvilloi sot një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Marketing

Zelensky ka shkruar në Twitter se me Ramën diskutuan rreth luftës dhe punës së përbashkët me Kombet e Bashkuara.

Ai ka falënderuar Shqipërinë për mbështetjen siç tha në këto kohë të vështira.

“Pata një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për luftën kundër pushtuesve rusë. U diskutua për punën e përbashkët në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Ne vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ne po bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës. #StopRusia”, shkroi Zelensky./albora.ch/

Marketing