Marketing

Për shefin e ushtrisë, Thomas Süssli nuk ka indikacione për një konflikt bërthamor, por është në rregull të bëhesh gati duke vendosur furnizime emergjente.

Në kontekstin e konfliktit në Ukrainë, shefi i ushtrisë Thomas Süssli bën thirrje për qetësi për popullatën zvicerane. “Megjithatë, sigurisht që nuk është ide e keqe të jesh gati, për shembull duke vendosur furnizime emergjente”, tha ai në një intervistë për Blick TV.

Gatishmëria e ushtrisë zvicerane

Shumë besonin se nuk do të kishte më kurrë një luftë në Evropë. “Tani jemi zgjuar”, tha Süssli, sipas të cilit për momentin nuk ka indikacione për një konflikt bërthamor.

Kërcënimet nga presidenti rus, Vladimir Putin duhet të jenë vetëm një sinjal politik.

I pyetur nëse ushtria zvicerane do të ishte gati për skenarin më të keq, Süssli argumentoi se ushtria ka të gjitha aftësitë në gjerësi, por ndoshta jo të mjaftueshme në thellësi. “Tani ushtria edhe një herë po merr një angazhim për t’i forcuar ato”.

Ndërkohë, për mbrojtjen e popullsisë, Zvicra ka 360.000 strehimore me nëntë milionë vende, që është më se e mjaftueshme për të akomoduar të gjithë. Aktualisht, këto ambiente përdoren ndryshe, për shembull nga shoqatat, dhe “duhet pyetur nëse mund të kthehen në punë në rast nevoje”, tha Süssli./albora.ch/

Marketing