Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Shqipëri. Pas mbërritjes në Rinas, bashkë me kryeministrin Edi Rama do t’i drejtohen Laçit për të parë lagjen e re të banesave ndërtuar falë mbështetjes së presidentit Erdogan. Janë 522 apartamente me vlerë 42 milion euro, kontribut i Turqisë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Marketing

Në orën 14:00, në ambientet e kryeministrisë do të mbahet takimi Rama-Erdogan e më pas nënshkrimi i 7 marrëveshjeve e memorandumeve bashkëpunimi. Pjesë e vizitës në Tiranë të presidentit Erdogan është edhe një ndalesë për të parë Xhaminë Ethem Beu pas rikonstruksionit. Ishte TIKA, agjencia turke për bashkëpunim ndërkombëtar financuese e rikonstruksionit përmes specialistëve restaurotorë, të ardhur nga Turqia./tch/

Rreth orës 15:00 do të mbahet konferenca për shtyp e kryeministrit Rama me Erdogan, ndërsa vizita e presidentit turk do të mbyllet me një fjalë në parlamentin e Shqipërisë./albora.ch/

Marketing