Marketing

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se bota duhet të përgatitet për një luftë të gjatë midis Rusisë dhe Ukrainës. 

“Mund t’ju them një gjë këtë mëngjes: kjo luftë do të zgjasë”, u shpreh Macron në panairin vjetor të bujqësisë në Paris.

“Kjo krizë do të zgjasë, kjo luftë do të zgjasë dhe të gjitha krizat që vijnë me të do të kenë pasoja. Duhet të jemi të përgatitur”, tha ai.

Tutje, Macron vuri në pah se presidenti rus, Vladimir Putin, ka vendosur “në mënyrë të njëanshme” të rikthejë luftën në Evropë./albora.ch/

Marketing