Marketing

Presidenti i Ukrainës ka falenderuar të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit në OKB për Rezolutën që dënonte pushtimin e vendit nga Rusia. 

Zelensky ka renditur flamujt e shteteve që dhanë votën “Pro” për dënimin e Rusisë, mes të cilëve ishte edhe Shqipëria.

“Falënderues për të gjitha shtetet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që votuan për të ndaluar sulmin rus. Veto e Rusisë është një njollë gjaku në pllakën e saj në Këshillin e Sigurimit, hartën e Europës dhe botës. Koalicioni anti-luftë duhet të reagojë menjëherë”, ka shkruar ai në Twitter./albora.ch/

Marketing