Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se ai është “i bindur” se Vladimir Putin “ka marrë vendimin” për të pushtuar Ukrainën, një pushtim që mund të vijë në ditët dhe javët në vijim, bazuar në inteligjencën amerikane, raporton The Guardian.

Marketing

Por, nuk ishte tepër vonë për ta kthyer atë vendim, paralajmëroi Biden: “Rusia ende mund të zgjedhë diplomacinë. Nuk është vonë për të deeskaluar dhe për të rikthyer tryezën e negociatave.”

Ai tha se SHBA dhe aleatët e saj evropianë janë të bashkuar në vendosmërinë e tyre për sanksione ekonomike ndaj Rusisë nëse e pushton Ukrainën.

“Ka shumë çështje që ndajnë kombin tonë dhe botën tonë, por qëndrimi ndaj agresionit rus nuk është një prej tyre. Amerikanët janë të bashkuar…e gjithë bota e lirë është e bashkuar”, theksoi ai./albora.ch/

Marketing