Marketing

Video të shumta kanë nisur të shpërndahen në rrjete sociale të premten në mbrëmje duke treguar një shpërthim i madh që raportohet të ketë ndodhur në Luhansk të Ukrainës, qendër që udhëhiqet nga separatistët, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve, duke cituar korrespondentët në terren, shkruan theguardian.

Videoja s’është verifikuar, por raportohet se shpërthimi ka ndodhur pasi që një gazsjellës ka marrë flakë. Nuk dihen as dëmet.

Tensionet janë ngritur orëve të fundit pasi SHBA-ja ka deklaruar se Rusia po përpiqet të luajë lojën e flamurit të rremë./albora.ch/

Marketing