Shefi i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duhet të sanksionohet njëjtë sikur Vladimir Putini, pas kërcënimeve ndaj shteteve fqinje.
“Njëjtë sikurse Putini, Vuçiqi është i vetmi president shteti në rajonin tonë që kërcënon me veprime ushtarake kundër fqinjëve. Ashtu si Putini, ai duhet të sanksionohet për rrezikimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka shkruar Vela në Twitter.
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në një intervistë për televizionin serb “Happy Tv”, ka folur me tone kërcënuese ndaj Kosovës, duke thënë se “s’do ta kenë të lehtë, nëse ia mësyjnë veriut me ndonjë aksion”./albora.ch/
❗️Like #Russia’s Putin, #Serbia’s Vučić is stocking war rhetoric against neighbors.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) March 29, 2022
Like Putin, Vučić is the only head of state in our region that’s threatening military action against neighbors.
Like Putin, he shld be sanctioned for endangering peace & stability in the region. pic.twitter.com/KDlhWWsWbW