Marketing

Pas shpërthimit të një sërë lajmesh se pronari i Chelseat, Roman Abramovich, pjesë e bisedimeve Ukrainë-Rusi, si bashkëpunëtor i afërt i Putin, u helmua, Kremlini po e mohon një gjë të tillë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë të martën se deklaratat se Abramovichi është helmuar nga shteti rus, janë pjesë e një “lufte informimi”, ka raportuar BBC-ja.

Peskov ka shtuar se Abramovichi nuk është anëtar zyrtar i ekipit negociator rus, në bisedimet që po zhvillohen në Stamboll.

Media të ndryshme kanë raportuar të martën, se Abramovichi është parë në Stamboll.

Këto bisedime po zhvillohen me ndërmjetësimin e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. /albora.ch/

Marketing