Liga më interesante kombëtare në Evropë, Premier League, ka publikuar orarin dhe përcaktimet për 380 ndeshje mes ekipeve, për sezonin 2022-23.

Marketing

Në xhiron e hapjes, më 5 gusht, Evertoni ndeshet me Chelsean, ndërsa West Ham pret kampionët e tanishëm, Manchester Cityn. Liverpooli hap xhiron e tyre në Fulham. Manchester United e nis sezonin e ri në shtëpi, ndaj Brighton.

Takimi i parë mes dy top ekipeve të sezonit të kaluar vjen më 15 tetor, kur lojtarët e Guardiolës vizitojnë Anfieldin, me ndeshjen tjetër të caktuar për 1 prill.

Ndeshjet e para të Erik ten Hag në Premier League si trajner i Manchester United përfshijnë Liverpoolin, Arsenalin, Manchester Cityn, Tottenhamin dhe Chelsean, para fundit të tetorit.

Muajin e parë, Manchester United do të presë Liverpoolin, me këta të fundit që udhëtojnë në Old Trafford më 30 gusht. Pak ditë më vonë ndeshen Evertoni dhe Liverpooli, ndërsa Manchester United përballet me Arsenalin. Chelsea pret Liverpoolin gjatë shtatorit.

Derbi i parë i sezonit në Londrën veriore, mes Arsenalit dhe Tottenhamit, do të zhvillohet më 1 tetor, në të njëjtën ditë me derbin e parë të sezonit në Manchester, mes dy ekipeve rivale, United dhe City. Dy javë pas kësaj, Liverpool pret kampionin në fuqi, Manchester Cityn, raporton 90Min.

Në mars, Liverpool dhe Manchester United ndeshen në Anfield. Ndërkohë, në prill, Manchester City pret Liverpoolin në atë që mund të jetë një ndeshje vendimtare e mundshme, për titullin.

Marketing