Policia e Kosovës pas autorizimit nga prokuroria ka publikuar disa fotografi të dy personave duke kërkuar ndihmë nga qytetarë për t’i identifikuar e më pas për t’i arrestuar.

Marketing

Siç bën të ditur policia në njoftim thuhet se të dy personat dyshohen për një rast të zjarrvënies e cila ishte raportuar në fund të marsit në Prishtinë.

“Njësiti i hetimeve të stacionit Jugu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar që shihen në fotografi”.

“Personat kërkohen për përfshirje në një rast të zjarrvënies, që është raportuar në fund të muajit mars Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, policia thotë se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre, kontaktoni në numrin e telefonit: 192.

policia ndihma
Marketing