Për të qenë të drejtë, ata nuk janë njerëzit më vendimtarë që do të takoni. Nëse prisni që ata të marrin iniciativa ose të dinë se çfarë duan nga jeta, vetja ose edhe ata që i rrethojnë, atëherë thjesht gaboheni. Po flasim për tre shenja të horoskopit që janë rehat dhe duan të lënë të tjerët të vendosin për to.

Marketing

Le t’i shohim dhe analizojmë ato:

PESHORJA

Ne e vendosim Peshoren në radhë të parë dhe kemi çdo arsye për ta bërë këtë. Është një person krejtësisht i pavendosur. Mund t’ju acarojnë nervat me qëndrimin pasiv. Nuk e dinë kurrë se çfarë dëshirojnë. Nuk mund të vendosin. Ndihen shumë më mirë kur i lejojnë të tjerët të vendosin për ta. Kjo është ajo që ata dëshirojnë. Të kenë në krah njerëz që “i tregojnë rrugën”. Sepse thjesht “humbasin” vetvetiu.

SHIGJETARI

Për Shigjetarin gjërat janë pak më ndryshe. Problemi i tij i madh është se ai është i papërgjegjshëm. Është tepër rehat kur të tjerët vendosin për të, sepse thjesht e gjithë kjo barrë e madhe përgjegjësie i largohet, ndërsa në të njëjtën kohë askush nuk mund ta fajësojë për diçka nëse gabon. Në fund të fundit nuk ishte vendimi i tij. Për të është një situatë fituese.

PESHQIT

Në mendjen e Peshqve ka përgjithësisht një kaos. Të ketë rreth tij njerëz që e ndihmojnë të vendosë qoftë edhe pak rregull në gjithë këtë kaos është një shpëtim për të. Ai ka nevojë për dikë që t’i tregojë rrugën, ta këshillojë dhe ta drejtojë siç duhet. Peshqit funksionojnë shumë më mirë me këto lloj patericash në jetën e tyre dhe nuk rrinë ulur për orë të tëra duke ngulur sytë në tavan në pamundësi për të marrë një vendim. 

Marketing