Një laborator i drogës është shkatërruar nga Policia e Kosovës në Komunën e Zveçanit.

Marketing

Këtë e ka bërë të ditur vet ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Postimi i plotë i Sveçlës:

Sapo është shkatërruar laboratori i radhës i kultivimit të substancave narkotike, në Komunën e Zveçanit. Deri tash, nga Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes janë sekuestruar mbi 2.000 fije kanabis, janë arrestuar 3 shtetas serb të Serbisë dhe 1 shtetas serb i Kosovës.

Vazhdojmë me intensitet të shtuar dhe pa kompromis të luftojmë secilin individ apo grup, pa dallim dhe kudo në Kosovë, që përmes veprimtarive ilegale cenojnë jetën e qytetarëve tanë./albora.ch/

Marketing