Marketing

Policia e Millorad Dodikut të enjten më 6 janar kanë shtënë me armë zjarri në afërsi të një xhamie në Janja të Podrinjës për të trembur disa besimtarë myslimanë të cilët kishin kryer faljen e namazit të sabahut.

Siç raporton agjencia e lajmeve ‘Tuzla Press’, këta policë kanë vazhduar edhe me fyrje ne baza kombëtare.

Policët kishin qëlluar me armë përpjetë dhe kishin përdorur, siç thotë mediumi, “fashisto-shoviniste”.

Boshnjakët që jetojnë në Janja janë shprehur të indinjuar me këtë ngjarje.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe “Rembembering Srebrenica”, duke thënë se skena të tilla po shpeshtohen dhe se të njëjtat nuk duhet lejuar.

“Skena tmerrësisht shqetësuese. Fatkeqësisht, akte të tilla frikësimi të drejtuara ndaj të mbijetuarve që tashmë kanë duruar kaq shumë vuajtje po bëhen gjithnjë e më të shpeshta në shumë pjesë të Bosnjës dhe nuk mund të lejohet vazhdimi i tyre. Ne duhet të qëndrojmë së bashku kundër urrejtjes”, thuhet në reagim.

Një veprim i tillë i policisë së Dodikut ka ardhur vetëm një ditë pasi SHBA-ja vendosi sanksione ndaj liderit të “Republika ./albora.ch/

Marketing