Kundërshtuesit e masave anti-COVID, veçanërisht në qarqet ekstremiste të krahut të djathtë, pritet të marshojnë rrugëve të Cyrihut këtë të shtunë.

Marketing

Ata pritet të mbajnë në duart e tyre pankarta me mbishkrimet “në qendër të qytetit plot me njerëz të lirë”, “Ne do të jemi të gjithë atje” ose “Jo më arbitraritet”, raporton Blick – transmeton Albora.ch.

Përpos krahut të djathtë, edhe kampi i majtë është përgatitur për një kundër-demonstratë, gjë e cila ka bërë Policinë që të mobilizohet në rast të eskalimit të situatës.

Mbështetësit e spektrit politik të majtë nuk duan ta pranojnë kaq lehtë këtë marshim. Në përgjigje të demonstrimit të skeptikëve Corona, ata po bëjnë thirrje për një kundër-demonstratë në Cyrih të shtunën. Motoja: “Zürich pa naziste.”

Takimi i parë do të bëhet në stacionin kryesor të Cyrihut, më pas marshimi nëpër qendër të qytetit.

Kujtojmë që protesta po bëhet, ani pse Këshilli Federal tashmë ka vënë në dukje fundin e masave anti-COVID.

Marketing