Kryeporkurori Blerim Isufaj po vazhdon të punojë paanshmëri dhe integritet të lartë profesional. Por, jo të gjithëve po i pëlqen puna e tij.

Marketing

Kohëve të fundit janë vërshuar akuza të pabaza ndaj kryeprokurorit Blerim Isufaj.

Për këto akuza, ka reaguar edhe Prokurori Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), shkruan Albora.ch.

Prokuror Speciale ka reaguar ndaj Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) e cila ka publikuar e raportin “Performanca e sistemit të drejtësisë në trajtimin e krimeve serioze” kundër prokurorit Isufaj.

Në reagimin e Prokurorisë Speciale thuhet se  ky raport i referohet me emër Prokurorit Blerim Isufaj, duke ndikuar në dëmtimin e integritetit profesional.

“Gjykata e Apelit e Kosovës ka marrë Aktvendimin APS.nr.13/2022, me të cilin “APROVOHET si e bazuar ankesa e Prokurorisë Speciale në Prishtinë, ashtu që Anulohet Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, PS.nr.48/2021, i datës 14.01.2021 dhe çështja penale kthehet në rigjykim dhe vendosje”.

Lidhur me këtë çështje penale, IKD-ja kishte publikuar një raport me të cilin kishte nxjerrë përfundime mbështetur në një vendim gjyqësor, i cili nuk ishte i formës së prerë dhe për më tepër, ky raport i referohet me emër Prokurorit Blerim Isufaj, duke ndikuar në dëmtimin e integritetit profesional, por jo vetëm, edhe përkundër faktit se PSRK-ja kishte dhënë komentet e nevojshme, të cilat e pasqyrojnë gjendjen e plotë dhe të saktë për këtë rast dhe që e bëjnë të paqëndrueshëm konstatimin e këtij raporti”, thuhet në reagimin e Prokurorisë Speciale. 

Më tej, në reagimin e PSRK-së thuhet se është  tentuar të njolloset puna e prokurorëve për interesa të kujtdoqoftë.

“PSRK-ja nuk e paragjykon këtë rast pasi që i njëjti është ende në fazën e gjykimit, megjithatë, nga ky vendim i Gjykatës së Apelit, vërtetohet se pretendimet e PSRK-së ndaj raportit të IKD-së kanë qenë të drejta dhe plotësisht të arsyeshme, ndërsa pretendimet e raportit të IKD-së, ashtu siç është theksuar në reagimin e PSRK-së, të cilat iu referohen rasteve në mënyrë selektive dhe veçanërisht rasteve të cilat janë ende në proces gjyqësor, e aq më tepër kur nuk trajtojnë as argumentet kundërshtuese të paraqitura nga palët, në asnjë rrethanë nuk i shërbejnë hulumtimit dhe analizës profesionale të punës së institucioneve të drejtësisë, por vetëm dezinformimit dhe pasqyrimit të njëanshëm të çështjes, duke tentuar të njolloset puna e prokurorëve për interesa të kujtdoqoftë.

PSRK-ja thekson se reagimi ndaj raportit të IKD-së nuk ka pasur dhe asnjëherë nuk do të ketë qëllim që të përcaktojë politikat hulumtuese dhe redaktoriale të shoqërisë civile dhe mediave, por ka pasur dhe gjithmonë do të ketë qëllim që të informojë drejt dhe saktë opinionin publik dhe të ndihmojë këdo që raporton për punën e prokurorisë që të mos publikojnë raporte që krijojnë amulli dhe dëmtojnë imazhin e prokurorisë dhe prokurorëve, të cilët përkundër sfidave të shumta po japin më të mirën prej tyre në funksion të sundimit të ligjit në Kosovë.

Në fund, dëshirojmë të ritheksojmë se PSRK-ja mbetet e hapur për mediat dhe shoqërinë civile, të cilat i konsideron partnerë të fuqishëm në arritjen e qëllimit të përbashkët dhe i fton për një bashkëpunim më të ngushtë dhe të sinqertë për të prezantuar në mënyrë të drejtë punën e prokurorisë”, thuhet në reagimin e Prokurorisë Speciale.

Ndryshe, Blerim Isufaj ishte votuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për Kryeprokuror të ri të Shtetit në prill të këtij viti.

Ai kishte marr votat maksimale për kryeprokuror të ri të Shtetit.

Isufaj ka bagazh të lartë profesional në fushën e drejtësisë, ku ai deri më sot ka ushtruar funksionet zyrtare si:

– Bashkëpunëtor profesional në Prokurorinë Publike të Qarkut në Pejë, (prill 2004 – maj 2008)

– Prokuror i Qarkut dhe Krimeve të Rënda nga muaji korrik 2010 deri në muajin mars 2013

– Prokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, nga muaji gusht 2013 deri më 14.01.2016

–  Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, 14.01.2016 – 14.01.2019. – Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, 23.12.2019-vijon.

Marketing