Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi në konferencën për shtyp para duelit ndaj Greqisë, ka folur edhe rreth çmimit të lojtarit më të mirë të muajit në Spanjë, për të cilin e ‘shpalli’ veten edhe ambasador në Spanjë, transmeton Gazeta Metro.

Marketing

Kosova nesër do të përballet ndaj Greqisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:45 në duelin e dytë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.

Muriqi i cili ishte një ndër lojtarët kryesor të Mallorcas sezonin e kaluar, u shpall ditën e djeshme edhe lojtari më i mirë i muajit në La Liga, ku ‘detyroi’ spanjollët të shfaqin edhe flamurin e Kosovës.

”Jam ambasador i shtetit atje, e dimë situatën politike me Spanjën, kur u zgjodha si lojtari i muajit, u shfaqë edhe flamuri i Kosovës, kështuqë flamuri ynë është shfaqur në një ligë që është në top5 më të mirë në botë,” tha Muriqi.

Kujtojmë se ‘Dardanët’ në duelin e parë të Ligës së Kombeve arkëtuan tre pikët si mysafir ndaj Qipros, pas fitores me rezultat 0-2 me golat e shënuar nga Valon Berisha dhe Edon Zhegrova.

Marketing