Gjigandi farmaceutik amerikan Pfizer pret të ardhura prej 98-102 miliardë dollarë në vitin 2022, me vaksina dhe trajtime për COVID-19 që do të përfaqësojnë një pjesë prej 54 miliardë.
Ndërkohë, kompania e mbylli tremujorin e katërt me të ardhura nën parashikimet: ato arritën në 23.8 miliard, nga të cilat 12.5 miliard nga vaksinat, kundrejt 24.1 miliard që priten nga analistët. Fitimet për aksion i mundën shpresat në 1.08 $, raporton ticinonews, përcjellë albora.ch.
“Në fillim të pandemisë ne u angazhuam të përdorim të gjitha burimet në dispozicionin tonë për të ndihmuar në mbrojtjen e popullsisë së botës kundër virusit dhe për të ofruar trajtim për të shmangur pasojat më të këqija në rast të infektimit”, thotë CEO Albert Bourla.
Tani më pak se dy vjet pas angazhimit tonë ne jemi krenarë që kemi propozuar vaksinën e parë të autorizuar nga FDA kundër Covid dhe trajtimet e para orale për virusin.
Këto suksese jo vetëm që kanë bërë një ndryshim në botë, por besoj se kanë ndryshuar Pfizer dhe kulturën e tij përgjithmonë,” shton administratori./albora.ch/