Marketing

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, vizitoi sot Ukrainën, vendi i së cilës ka marrë kritika për refuzimin për t’i dhënë armë Ukrainës.

Por, kryediplomatja gjermane u pa me jelek anti-plumb dhe me helmetë ushtarake në dorë, afër një ushtari ukrainas.

Në konferencën e përbashkët për gazetarë, kryediplomatja gjermane dhe homologu i saj ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se askush nuk do të mund të futë përçarje mes dy vendeve. Ministrja gjermane theksoi se vendi i saj është i gatshëm që të paguajë çmim të lartë ekonomik për t’u ballafaquar me Moskën.

“Ne qëndrojmë me Ukrainën. Askush nuk do të ketë sukses për të futur përçarje mes nesh. I dashur Dmytro, ju e dini se mund të llogaritni në Gjermaninë”, tha ministrja gjermane.

Vizita e ministres gjermane në Kiev është e dyta në tri javët e fundit dhe pjesë e një vargu vizitash nga zyrtarë të lartë të shteteve të NATO-s me qëllim të shfaqjes së solidaritetit me Ukrainën, pasi Rusia ka grumbulluar dhjetëra mijëra trupa afër kufirit ukrainas./albora.ch/

Marketing