Pesë raste të vjedhjeve të rënda janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

Marketing

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në këto raste janë vjedhur një veturë, kamerat e sigurisë në një xhami, stoli ari e para të gatshme dhe gjëra ushqimore.

Detaje nga raporti:

Rr. Mujë Krasniqi, Prishtinë 28.01.2022 – 18:30. Një femër shtetase e Maqedonisë së Veriut, ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e saj me targa të Maqedonisë. Rasti është duke u hetuar.  

Milloshevë, Obiliq 27.01.2022 – 10:00.  Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur nga objekti i xhamisë, e kanë vjedhur diviarin e kamerave të sigurisë. Rasti është duke u hetuar.   

Fsh. Krajk, Prizren 28.01.2022 – 21:04. Ankuesi mashkull  kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari dhe euro para të gatshme. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Luja Braja, Mitrovicë 28.01.2022 – 08:40. Ankuesi mashkull  kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në magazinën e tij dhe nga aty i janë vjedhur gjëra ushqimore.

Fsh. Jagnjenicë, Zubin Potok 28.01.2022 – NN. Një mashkull kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar brenda objektit të kishës dhe nga aty kanë vjedhur rreth 2000-3000 dinar (monedhë e Serbisë). /albora.ch/

Marketing