Përderisa edhe ekipi i filmit e ka cilësuar si cikël të mbyllur e kulmore pjesëmarrjen në alamet festivalesh, prestigjiozi “Sundance Film Festival” të premten, ka menduar ndryshe. “Pa vend” nën regji të Samir Karahodës ka marrë çmimin e jurisë në kategorinë e filmave të shkurtër, duke mbajtur ritmin e sukseseve edhe në këtë festival ku vitin e kaluar “Zgjoi” i Blerta Bashollit bëri histori si fitues i trefishtë. Regjisori Karahoda, teksa ka thënë se ky është kulmi, ka lutur institucionet e vendit që të nisin ndërtimin e sallës për pingpongistët, prej të cilëve gjëllin rrëfimi i “Pa vend”. Një thirrje për institucionet ka pasur edhe producenti Eroll Bilibani

Marketing

Jeton Mazreku dhe Ermegan Kazazi nuk janë aktorë, megjithatë filmi ku ata shfaqen është parë gati në çdo cep të botës. “Pa vend”, ka bërë që ata të arrijnë famë ndërkombëtare, diçka që u mbeti në gjysmë si sportistë. Në mungesë të hapësirë për të ushtruar pingpong, hoqën dorë nga ëndrra e tyre, por u munduan me mish e me shpirt që vend t’u bëjnë sportistëve të rinj, në krye me trajnerin e tyre Rifat Rifatin./albora.ch/

Marketing