Tashmë Greqia ka prezantuar vaksinimin e detyrueshëm për personat mbi 60 vjeç për shkak të shkallës së ulët të vaksinimit.

Të moshuarit që nuk vaksinohen përballen me gjoba që fillojnë me 50 euro në janar dhe rriten në 100 euro (105 franga) në muaj pas kësaj. Siç njoftoi ministrja e Shëndetësisë, gjobat do të mblidhen nëpërmjet taksave dhe paratë do të ndihmojnë në financimin e spitaleve shtetërore, shkruan 20min.ch.

Marketing

Shkalla e vaksinimit në Greqi është ende nën mesataren e BE-së dhe një rritje e infeksioneve i ka vënë spitalet greke nën presion të vazhdueshëm, transmeton tutje albora.ch.

Sipas Byrosë së Referencës së Popullsisë në SHBA, Greqia ka popullsinë e shtatë më të vjetër në botë, bazuar në përqindjen e banorëve të moshës 65 vjeç e lart./albora.ch/

Marketing