Përleshjet shpërthyen në Lucern pas ndeshjes së futbollit mes FC Luzern dhe FC Basel, me tifozët e FCB që hodhën petarda dhe pirosa ndaj oficerëve të policisë. Policia u kundërpërgjigj me plumba gome. Mësohet se më këtë rast dy tifozë janë goditur në fytyrë.

Marketing

Pasditen e djeshme u zhvillua në swissporarena ndeshja e futbollit mes FC Luzern dhe FC Basel, ku skuadra e Bazelit fitoi duke shënuar tri gola. Policia e Lucernit raportoi se ishte kryesisht qetësi para dhe gjatë lojës.

Por, pas ndeshjes pati përleshje mes mbështetësve të FC Basel dhe policisë në Zihlmattëeg, ku shërbimet e urgjencës u goditën me petarda dhe objekte piroteknike, kurse policia u kundërpërgjigjur me plumba gome.

Çarje në fytyrë dhe këmbë

Para ndeshjes, policia ka kryer mbi 80 kontrolle identiteti. Pas shkëmbimit të goditjeve, futbolldashësit më në fund hipën në autobusët shtesë që prisnin dhe u nisën drejtë stacionit të trenit. Gjatë udhëtimit janë shkaktuar dëme masive në pronë në autobusët e Vbl.

Sipas policisë, nuk mund të llogaritet dëmi material. Ndërkohë, treni shtesë u nis në orën 19:26.

Policia nuk raportoi për të lënduar

“Kjo nuk është plotësisht e vërtetë”,  thotë një tifoz i FCB për Blick.

Mesa duket disa persona në Bazel kanë pësuar plagë të rënda nga plumbat e gomës së policisë.

“Të paktën dy persona janë goditur në fytyrë dhe disa të tjerë në këmbë”, pohon ai.

Megjithatë, njerëzit kishin udhëtuar për në shtëpi në Bazel, por ata ndoshta do të shkonin përsëri në kujdesin mjekësor. /albora.ch/

Marketing