Koronavirusi po përhapet në gjithë botën, por jo aq keq në Zvicër. Mirëpo, disa nga ata që janë shëruar po vuajnë nga Long-Covid (Covid i gjatë) dhe gjithnjë e më shumë prej tyre po del të jetë një simptomë e re që një mjek i Gjenevës e ka quajtur “mjegull në kokë”.
Me numrin e lartë të të infektuarve, ka gjithnjë e më shumë persona që vuajnë nga Long-Covid. Virusi nuk është më aq i fortë sa mund të shihet nga numri relativisht i ulët i vdekjeve. Por është pikërisht kursi i butë që sjell disa rreziqe në fund të fundit, shumë më tepër njerëz që janë shëruar vuajnë nga Covid-i i gjatë.
Mjekët në Gjenevë kanë zbuluar tani një simptomë të re që Long-Covid sjell me vete.
Po shtohen raportimet e pacientëve që ankohen për “mjegull në kokë”, raporton “Le Matin Dimanche”.
Është një formë e Covid-it të gjatë, tha Frédéric Assal, përgjegjës për departamentin e neuropsikologjisë dhe neurologjisë së përgjithshme në Spitalin Universitar të Gjenevës (HUG).
Çrregullimet njohëse ndikojnë veçanërisht në kujtesën afatshkurtër. Nëse simptoma nuk njihet apo keqkuptohet nga mjekët, ky fenomen vështirëson rikthimin në jetën normale./blick/
Simptomat shoqëruese janë dhimbje koke, pagjumësi, episode ankthi ose depresion.
Dëmtimet variojnë nga ndjenja e zgjimit nga anestezia në situata më të vështira, për shembull, pacientët deklarojnë se nuk mund ta njohin më makinën e tyre.
Rreth 10 për qind e atyre që janë shëruar nga Covid-19 thuhet se janë të prekur nga Long Covid dhe se sëmundja prek kryesisht pacientët që kanë pasur një formë të lehtë të Covid-19 që zakonisht ndodh me Omikron. /albora.ch/