Nga mëngjesi i sotëm e deri në mbrëmjen e së mërkurës priten reshje të dendura bore në Alpe. Siç njofton MeteoSwiss, gjithsej mund të priten 50 deri në 90 centimetra borë e freskët, në Alpet e larta deri në 110 centimetra. Vija e borës bie nga rreth 800 metra deri në lartësi të ulëta.
Sipas Felix Blum, ekspert i motit në SRF, borë do të ketë vende-vende në ultësira, sidomos të hënën në mbrëmje dhe të martën në mëngjes.
Nga pasditja e së martës reshjet herë pas here do të jenë intensive nga veriperëndimi dhe do të zgjasin deri në mbrëmjen e së mërkurës. Vija e borës ngrihet nga lartësitë e ulëta në 800 deri në 1200 metra, shkruan 21 minuten, transmeton albora.ch.
Ende der Durststrecke: Eine markante #Nordwestwetterlage bringt den Skigebieten den ersehnten #Neuschnee. Aber eben in Berglagen auch stürmischen Wind… Details erfahren Sie im #Meteoblog: https://t.co/sT9LZ4YOfv. Bild: Neuschneeprognose bis Mittwoch. pic.twitter.com/JndWGQ2FPl
— MeteoSchweiz (@meteoschweiz) January 30, 2022
Në lartësitë e mëdha reshjet e borës do të shoqërohen me erëra, me stuhi veriperëndimore.
Mbi 2000 metra ka rrebesh midis 110 dhe 160 kilometra në orë, për shembull në Säntis. Objektet e skive në zonat malore nuk do të mund të funksionojnë më pas.
“Në përgjithësi, ju duhet të shmangni lartësitë e mëdha për tri ditët e ardhshme. Në malet e larta, nuk duhet të lëvizni jashtë nga e hëna në të mërkurën, por prisni dhe shikoni këto ditë”, paralajmëron eksperti i motit Blum.
Qeveria federale shpalli nivelin e rrezikut 3 nga 5 në gjithë rajonin alpin, duke përfshirë Ticinon, për shkak të reshjeve të mëdha të borës.
Duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm kur ndërmerrni aktivitete në terrene të hapura në Alpe dhe të konsultoheni paraprakisht me buletinin e ortekëve SLF. /albora.ch/