Procesi i regjistrimit të popullsisë në Serbi ka nisur në fillim të këtij muaji, ndërkaq pritet të përfundoj në fund të këtij muaji, përkatësisht më 31 tetor 2022.

Marketing

Përveç, regjistrimit të popullsisë, po bëhet edhe regjistrimi i ekonomive familjare dhe banesave.

Ndryshe deri tani është raportuar se vetëm në Luginë janë mbi 100 mijë shqiptarë.

Kurse, shqiptarët kishin marrë pjesë në regjistrimin e mbajtur në vitin 2002, por jo edhe në atë të vitit 2011.

Profesori nga Kosova Lindore, Refik Hasani, në një prononcim për Albora.ch, ka deklaruar se kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundim të regjistrimit.

No description available.
Refik Hasani

“Tani regjistrim është në përfundim e sipër pasi kanë mbet edhe 5 ditë deri më ditën e fundit të paraparë për regjistrim, të datës 31 të këtij muaji, për këto ditë  thirrja dhe apeli im që gjithë shqiptarët masovikisht t’i përgjigjen këtij regjistrimi”, ka thënë ai. 

Profesori ka apeluar te shqiptarët që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë pasi që është interes jetik i tyre.

“Gjithë qytetarët që nuk janë regjistruar deri më tani të shfrytëzojnë  këtë të drejtë dhe të tregojnë e dëshmojnë prezencën me regjistrim.

Në këtë regjistrim është interes jetik të marrin pjesë edhe shqiptarët që jetojnë në Vojvodinë e Serbi që nënkupton Shqiptarët në Rajonin e Sanxhakut dhe Krahinën Shqiptare që përfshin Medvegjën, Bujanocin e Preshevën”, ka shtuar ai .

Hasani, ka cekur problemet që janë përballur shqiptarët gjatë procesit të regjistrimit.

“Procesi i regjistrimit,  është duke u zhvilluar, me disa  vështirësi, jo të vogla, sepse regjistruesit fillimisht nuk kanë dashtë  të  regjistrojnë qytetarët, që nuk posedojnë letërnjoftime valide, përkundër që   regjistrimi  ishte vetëm  përmes numrit personal dhe pavarësisht a janë rezident apo jo rezident”, ka theksuar ai.

Më tej, Hasani ka treguar se çfarë ka ndodhur në Bujanoc dhe në Medvegjë gjatë këtij muaji të regjistrimit.

“Pastaj vështirësi ishte, se në fshatin Zarbicë të Bujanocit, regjistrimi ka filluar me një vonës, pasi tek më datën 16.10.2022, ka filluar regjistrimi. Por vështirësi ka patur edhe në fshatrat e Komunës së Medvegjës, sepse në komunën e Medvegjës janë 21 regjistrues të udhëhequr nga 4 instruktorë, e vetëm 3 regjistrues shqiptarë. Në Medvegjë, sikur  regjistruesit jo shqiptarë, në fillim  nuk kanë filluar me kohë, dhe nuk i kanë regjistruar me arsyetime, si “jo ka ra sistemi’’, këso gjëra, vetëm si shkak të mos bëhet regjistrimi me kohë e objektiv”, ka sqaruar ai.   

Po ashtu, profesori ka treguar se çfarë kanë bërë serbët që shqiptarët të mos të regjistrohen.

“Regjistruesit dhe instruktorët që kanë ndjekur trajnime për regjistrimin nga datë 1 deri më datën 31 Tetor, që ishin të caktuar nëpër vendbanime  të krahinës shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë, që përfshin Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, sikur ishin të trajnuar, për të krijuar pengesa, e neglizhime vetëm e vetëm të mos regjistrohen Shqiptarët, veçmas kjo është pasqyruar tek shqiptarët në Vojvodine, Serbi dhe Rajonin e Sanxhakut.         

Regjistrimi është realizuar përmes aplikacionit i lidhur me sistemin qendror të Serbisë, me Llap-Top, online është plotësuar formulari  në pyetje të formuluara u janë përgjigjur. Pyetjet e parashtruar ishin të formuluar edhe në gjuhën Shqipe”, ka shpjeguar ai.   

Gjithashtu, ai ka bërë apel nga OSBE-ja që ta përcjell gjithë procesin e regjistrimit, si dhe të publikimit të rezultateve, pasi që sipas tij mund të ketë manipulime nga ana e Serbisë.

“Në fund përmes kësaj interviste të shkurtër, kërkoj që OSBE-ja të monitoroj përmbylljen e këtij procesi të regjistrimit deri në përpunim dhe publikim të këtyre të dhënave-SEPSE-Serbia din dhe do të manipulojnë edhe me këtë regjistrim.

Po ashtu kërkoj nga instanca të BE-ës që gjithë procesin të përcjell,  e monitoroj përmbylljen e këtij procesi të regjistrimit deri në përpunim dhe publikim të këtyre të dhënave. 

Dihet mirëfilli se Krahina shqiptare është Krahina më e prapambetur në gjithë Evropën, është Krahina më e diskriminuar në gjithë Evropën-Kur kemi pasivizimin e diskriminim, ekziston mundësia e manipulimit edhe të regjistrimit!?”, ka deklaruar Hasni për Albora.ch.

Ndryshe, kryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar për manipulimet që janë bërë nga ana e Serbisë.

Besnik Bislimi dhe Xhelal Sveçla vizitojnë Bujanocin dhe Medvegjën - Media  Index
Besnik Bislimi

Edhe Bislimi, sikurse Hasani ka kërkuar përfshirje e OSBE-së.

“Agresivitet dhe pengesa selektive gjatë procesit të regjistrimit të shqiptarëve në Serbi. Veçanërisht në Medvegjë, ku janë vetëm tre komisionerë shqipfolës dhe që të gjithë janë vendosur në zona që nuk janë të banuar me shqiptarë. Urgjentisht të përfshihet OSBE për të parandaluar manipulimet”, ka shkruar Bislimi.

Po ashtu, Bislimi i ka ftuar  shqiptarët e Medvegjës të regjistrohen në mënyrë masive.

“Akoma më urgjente është që të gjithë shqiptarët e Medvegjës të regjistrohen në mënyrë masive në javët në vijim”, ka përfunduar Bislimi.

Po ashtu, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka kërkuar që të monitorim ndërkombëtare dhe të pavarur të procesit të regjistrimit të popullatës në komunën e Medvegjës.

“Këshilli Kombëtar Shqiptar ka kërkuar monitorim ndërkombëtare dhe të pavarur të procesit në komunën e Medvegjës, për shkak mangësive dhe mosrealizimit në tërësi të normave mbi regjistrimin e popullsisë. Pas refuzimit të kreut komunal të Medvegjës për t’i dhënë zgjidhje kërkesave tona dhe angazhimit të Misionit të OSBE-së, BE-së dhe Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, ka shtuar Mustafa.

Nis regjistrimi i popullsisë në Serbi, Ragmi Mustafi del me thirrje për  shqiptarët - Gazeta Express
Ragmi Mustafi

Më tej, ai ka theksuar se sipas informacioneve tona regjistruesit nuk janë duke e kryer regjistrimin sipas rregullave dhe sipas të dhënave që i japin respodentet.

“Komuna e Medvegjës ka të angazhuar vetëm 3 shqiptar nga 21 regjistrues.

2 nga regjistruesit që njohin gjuhen shqipe nuk janë të vendosur në vendbanimet ku popullata shqiptare ku është e koncentruar.

 Komuna e Medvegjës nuk ka siguruar asistent gjuhësor për vendbanimet shqiptare.

Sipas informacioneve tona regjistruesit nuk janë duke e kryer regjistrimin sipas rregullave dhe sipas të dhënave që i japin respodentet.

 Komisioni lokal i regjistrimit nuk zbaton direktivat e Entit Republikan për Statistika.

 Nuk përfillë kërkesat e anëtares se Komisionit lokal për regjistrim nga Këshilli Kombëtar Shqiptar

Nuk përfill kërkesat e regjistruesve qe njohin gjuhen shqipe, që të njëjtit te vendosen në vendbanimet ku shqiptaret janë të koncentruar”, ka potencuar ai.

Në një reagim ndaj deklaratë së  presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Mustafa ia ka bërë të qartë atij se shqiptarët në Luginë janë mbi 100 mijë.

“Z. President nuk janë 5809 shqiptar në Serbi, nuk janë 1118 shqiptar në Luginë sipas statistikave zyrtare të vitit 2011.

Deklarimet e tuaja nuk mund të kuptohen ndryshe përveç se në shërbim të devijimit të numrit real të shqiptarëve në përfundim të procesit regjistrimit popullsisë. Nuk mund të jenë të shkëputura nga pengesat e paraqitura në Medvegjë. 

Z. President, lexoni kushtet për regjistrim, të informoheni para se të jepni deklarata tendencioze në të cilat sulmoni një komunitet i cili është i shtypur vazhdimisht!

Ne jemi shumë më shumë, jemi mbi 100 mijë shqiptarë në Luginë. Kështu do ta thotë edhe regjistrimi i popullsisë në regjistrin zyrtar të Entit të Statistikave Republikane”, ka deklaruar Mustafa.

Marketing