Në Klinikën e Onkologjisë, vetëm gjatë muajve janar dhe shkurt janë regjistruar 220 deri në 230 raste të reja me kancer.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi thotë se është rritur numri i pacientëve të prekur me sëmundje malinje, transmeton albora.ch.

Marketing

Sipas onkologut mbeten brengosëse rastet që lajmërohen me vonesë për trajtim në klinikë.

Brenda 24 orëve, numri i pacientëve që marrin shërbime në Klinikën e Onkologjisë arrin deri në 400, e që siç thotë Kurtishi, të gjithë këta marrin shërbimet e nevojshme.

Ndonëse ka numër të madh të pacientëve me sëmundje malinje në vendin tonë, Kurtishi tregon se shumica prej tyre marrin shërbime falas, me standarde botërore, me staf të kualifikuar në Klinikën e Onkologjisë, në Prishtinë./albora.ch/

Marketing