UEFA ka konfirmuar se finalja e Ligës së Kampionëve mund të luhet në Shën Petersburg sipas parashikimit, por nuk mendon kështu kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

Marketing

Pas situatave politike që janë shkaktuar midis Rusisë dhe Ukrainës, po vihet shumë në dyshim nëse finalja e kompeticionit më të rëndësishëm do të luhet në Petersburg.

“Ne kemi shqetësime serioze për sa i përket organizimit të eventeve sportive në Rusi, siç është finalja e Ligës së Kampionëve dhe ne do ta diskutojmë për zgjidhjen e saj me institucionet përkatëse. Nuk do të lejojmë presidenti Putin që të zhvillojë evente të tillë për të legjitimuar ndërhyrjet e tij të paligjshme në Ukrainë”, ka thënë Johnson./albora.ch/

Marketing