Marketing

Në një intervistë për Tamedia, ish-oficeri i pandemisë BAG, Daniel Koch (66), ka komentuar situatën aktuale të koronavirusit Ai iu bën thirrje autoriteteve që të jenë të përmbajtura kur bëhet fjalë për masa të reja të mundshme. Omicron do të përhapej jashtëzakonisht shpejt, por sipas gjetjeve të fundit shkakton procese më pak të rënda të sëmundjes dhe nuk është koha për përkeqësim, shkruan 20 minuten.

Koch : Vendet më të varfra nuk mund të përballonin masat kundër Korona

Daniel Koch thotë se është e rëndësishme të konsiderohen shtrimet në spital si treguesi më i rëndësishëm në luftimin e pandemisë, në vend të numrit të rasteve. Nga këndvështrimi i tij, kjo tregon se pavarësisht numrit të lartë aktualisht të infeksioneve, ka pak sëmundje të rënda. “Ashpërsia midis numrit të të infektuarve dhe atyre që janë shtruar në spital është më e theksuar se kurrë më parë në pandemi”, u shpreh ai.

Më tej në këtë intervistë, Koch shpjegon se ai është skeptik nëse vërtetë spitalet do të mbingarkohen për shkak të murit të afërt të Omicron.

Koch, gjithashtu vë në pah edhe masat shtreënguese. Sipas tij, mbyllja e restoranteve, për shembull, do të humbiste objektivin e tyre, sepse kryesisht njerëzit që ishin më pak të rrezikuar do t’i frekuentonin ato.  

“Njerëzit mbi 40 duhet të jenë të kujdesshëm, veçanërisht ata mbi 60”.

Koch paralajmëron masa drastike jo vetëm për Zvicrën. “Në këtë vend edhe mund të  përballohet një gjë e tillë, por këtë nuk mund ta përballojnë shumë vende më të varfra në botë”. Shkruan 20 minuten përcjell albora.ch.

Në këtë intervistë, mjeku në pension flet edhe se si mund të vazhdojë apo të përfundojë pandemia.  Sipas Koch, Sars-CoV-2 së shpejti do të shfaqet në popullatë si grip i çdo viti.

“Të dhënat në mbarë botën tashmë do të tregonin një imunitet të caktuar themelor, kjo është një arsye tjetër se pse Omicron nuk është aq i rrezikshëm.

Marketing