Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur sot në mbledhjen e Qeverisë, se është arritur marrëveshja me Kanadanë dhe Turqinë për njohjen reciproke të patentë shoferëve.

Marketing

Sveçla tha se nëse poseduesit e patentë shoferëve kosovarë kanë marrë lejeqëndrim në shtetin e palës kontraktuese, atëherë dy palët do t’i njohin patentë shoferët pa pasë nevojë t’u nënshtrohen procedurave tjera, shkruan Albora.ch.

“Kam nderin të prezantoj para jush nismën për njohjen reciproke të patentë shoferëve mes Kosovës dhe Kanadasë. Nëse poseduesit e patentë shoferëve iu është dhënë lejeqëndrim në shtetin e palës kontraktuese, atëherë të dy palët do t’i njohin patentë shoferët pa pasë nevojë t’i nënshtrohen procedurave të tjera”, ka thënë Sveçla.

E njëjta marrëveshje do të zbatohet edhe me Turqinë, sipas krerëve qeveritarë.

Marketing