Futbollisti kosovar Vedat Muriqi është një nga lojtarët më në formë në La Liga këtë sezon.

Marketing

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, në një intervistë për median spanjolle Ultima Hora, tregoi për jetën e tij, për karrierës së tij të gjatë, dhe kohën e luftës në Kosovë.

Ish-futbollisti i klubit kosovar, KF Liria – tregoi se si në moshën tetë-vjeçare filloi të punonte dhe u detyrua ta linte shkollën.

“Kur isha në moshën gjashtë-vjeçare babai im vdiq, dhe unë duhej të mbijetoja. E lashë shkollën dhe fillova të punoja. Më duhej të vendosja: ose shkollën ose futbollin. Dhe duke qenë se më pëlqen futbolli, e lashë shkollën. Nëna ime ishte shumë e shqetësuar, sepse ishte një vendim tejet i rrëzikshëm. Gjithmonë them se kam pasur shumë fat që kam arritur këtu, sepse ishte pothuajse e pamundur që dikush nga Kosova të bëhej futbollist”, u shpreh Muriqi

Futbollisti nga Prizreni, sulmuesi i Mallorca-s rrëfen historinë e tij, se ku ishte puna e tij e parë si tetë-vjeçar.

“Në restorantin e xhaxhait tim. Fillova të pastroj gotat në moshën tetë-vjeç dhe në dhjetë isha kamarier, sepse isha shumë i gjatë dhe qysh në moshën 16-vjeçare kisha mjekër.”, vazhdoi tutje sulmuesi kosovar

Vedat Muriqi gjatë këtij sezoni në La Liga ka zhvilluar 25 ndeshje, ka shënuar 12 gola dhe ka bërë dy asiste.

Marketing