Fubollisti i ManUtd, Mason Greenwood është akuzuar nga e dashura e tij Harriet Robson për keqtrajtim të saj, ku më pas, ai u arrestua. Dyshimin e konfirmon edhe një skedar audio i publikuar nga Robson.

Marketing

The Sun raporton se pas thashethemeve që qarkulluan të dielën në mëngjes se ai kishte goditur të dashurën e tij Harriet Robson, futbollisti tani është arrestuar.

Makinat e policisë u panë jashtë shtëpisë së tij në Mançester. Një zëdhënës i Policisë së Mançesterit të Madh tha: “Hetimet kanë nisur. Mund të konfirmohet se një burrë rreth të 20-ave është arrestuar nën dyshimin për përdhunim dhe sulm. Ai po mbahet në paraburgim për marrjen në pyetje të mëtejshme”.

Rojet e sigurisë u vendosën para pronës së tij të dytë në metropolin anglez, kjo me urdhër të klubit të Premier League. Një zëdhënës i Djajve të Kuq tha se Mason Greenwood nuk do të kthehet në stërvitje ose të luajë ndonjë lojë deri në njoftimin e mëtejshëm.

Greenwood akuzohet se ka abuzuar rëndë me të dashurën e tij Harriet Robson. Kjo vjen pasi që Robson postoi foto të trupit të saj të mavijosur në Instagram Story, të dielën në mëngjes. Ajo ka publikuar edhe një skedar audio që zbulon gjëra të tmerrshme. Një burrë që e shtyn atë të bëjë seks. Robson u kundërpërgjigj ashpër dhe tha se ajo nuk e dëshironte këtë dhe se ai duhet ta linte të qetë dhe se atij nuk i interesonte kërkesa e saj.

Në rrëfimin e parë ajo e tregon fytyrën e saj të lyer me gjak.

Robson tutje shkruan: “Për këdo që dëshiron të dijë se çfarë po më bën Mason Greenëood. Pak më vonë, i gjithë materiali nga historia e saj në Instagram u zhduk. Por sigurisht që fotot, videot dhe pjesët audio qarkullojnë prej kohësh në internet”. /albora.ch/

Marketing