Tyson Fury ka arritur ta mbrojë titullin e kampionit në peshat e rënda. Fury arriti të fitonte me nokaut ndaj sfiduesit, Dillian Whyte.

Marketing

Ai e administroi vazhdimisht meçin, kurse në raundin e gjashtë arriti ta nokautonte. Whyte u ngrit në këmbë, por ishte e pamundur të vazhdonte më tutje.

Pas meçit, Tyson Fury deklaroi se mund të pensionohet pas kësaj ndeshje, por nuk dha vendim final.

“I premtova gruas sime të bukur Parisit, pas Wilder III, se kjo do të ishte. Por m’u ofrua të luftoja në Wembley, në shtëpi, dhe besoj se ua kam borxh fansave të mi këtë. Tani që u bë, mendoj se kjo mund të jetë perdja e fundit për Mbretin Gypsy. Dhe çfarë mënyrë për të dalë”, tha ai./albora.ch/

Marketing