Zvicra mund të detyrohet të largohet nga zona Shengen nëse një referendum i planifikuar për 15 maj 2022 është i suksesshëm.

Kështu bëri të ditur këtë javë, Karin Keller-Sutter, ministrja e policisë dhe drejtësisë e Zvicrës, e cila paralajmëroi një mbledhje të ministrave të BE-së, raportoi RTS.

Nëse referendumi është i suksesshëm, mund të rrezikojë anëtarësimin e Zvicrës në zonë.

“Një votë “jo” do të nënkuptonte një tërheqje të pashmangshme, nëse ka një “jo” për Frontex, atëherë është e qartë se ne do të duhet të largohemi nga zona Shengen-Dublin, tha ministrja për RTS.

Marketing

Sipas Keller, të tjerët në tubimin e liderëve evropianë nuk ishin në dijeni të votimit zviceran dhe u befasuan nga lajmi.

Zvicra është pjesë e zones Shëngen,  që nga 12 dhjetori 2008./albora.ch/

Marketing