Air Vehicle, Commercial Airplane, Flying, Clouds

Çmimet e larta të naftës pritet të ndikojnë në shtrenjtimin e biletave për udhëtimet me aeroplanë, sipas shefit të kompanisë Delta, Ed Bastian.

Marketing

Por sipas tij ndikimi përfundimtar “varet nga çmimet e kerozinës”.

Çmimet e karburanteve kanë arritur në nivelin më të lartë në 14 vjetët e fundit, si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë.

Emirates, Japan Airlines dhe AirAsia janë në mesin e kompanive që kanë thënë se do të rrisin çmimin e biletave, raporton BBC.

Fluturimet ndërkombëtare përbëjnë 35 për qind të biznesit të kompanisë Delta. Shumë kompani tentojnë të mbrojnë veten nga situata të tilla, duke siguruar karburantet paraprakisht.

Easyjet dhe British Airways, kanë thënë se kanë siguruar kerozinën për 60 për qind të nevojave të këtij viti./albora.ch/

Marketing