Universiteti popullor shqiptar në Gjenevë këtë vit feston 25 vjetorin e tij.

Në prag të festimeve të 25 vjetorit, drejtoresha e këtij institucioni Albana Krasniqi- Malaj, i është përgjigjur ftesës së gazetarit të shumënjohur, Pascal Decailler.

Marketing

Gjatë emisionit “Sy më Sy” (les yeux dans les yeux), znj Krasniqi-Malaj ka treguar hapat e parë të universitetit popullor shqiptar në Gjenevë, zhvillimin e këtij institucioni gjatë viteve, dhe rëndësinë që ka pasur në pritjen dhe integrimin e migracionit shqiptar në Gjenevë.

Gazetari dhe drejtoresha e UPSH dakortësohen me faktin se shqiptarët  janë të integruar në mënyrë të mahnitshme  dhe flasin gjuhën e vendit pa asnjë theks të huaj.

Drejtoresha e UPSH Albana Krasniqi-Malaj, tha se shqiptarët janë të hapur ndaj integrimit dhe bëjnë pjesë tashmë në shoqërinë zvicerane. Në zgjatim të këtij mendimi drejtoresha theksoi se refugjatët e djeshëm janë shoqëria pritëse e sotme.

Këtë më së miri e tregon fakti se UPSH tani numëron më shumë se 80 nacionalitete të ndryshme në rradhët e veta dhe është e hapur ndaj zhvillimeve shoqërore në modernitet dhe zhvillim të mëtutjeshëm.

Për më shumë mund të ndiqni bisedën në linkun e mëposhtëm./albora.ch/

VIDEO

Marketing